Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Seriali i famshëm “Game of Thrones” nuk do të xhirohet në Maqedoni

Seriali filmik “Game of Thrones” që për momentin është nga më të shikuarit në botë, nuk do të xhirohet në Maqedoni përkundër paralajmërimit bombastik të publikuar në shumë media të vendit dhe rajonit, se pas xhirimeve në Dubrovnik të Kroacisë, ekipi do të zbarkojë në Maqedoni.

Si shesh-xhirime të mundshme u përmendën Ohri dhe Prilepi, por drejtori i Agjencisë për Film, Darko Basheski, sot ka mohuar këto informacione:”Nëse ndonjë produksion i huaj vjen të kërkojë vend-xhirime, kryesisht komunikon me dikë nga producentët vendorë të cilët i njohin të gjitha lokacionet nëpër Maqedoni.

U konsultova me të gjitha kolegët. Kanë ardhur për filma dhe seriale tjera, por për këtë serial askush nuk ka ardhur zyrtarisht të kërkojë diçka të tillë” tha Basheski, sipas të cilit nuk mund të planifikohet xhirim diku përpara se i njëjjti të miratohet nga enti për mbrojtjen e përmendoreve. /b.laçi/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts