Serbia i bashkohet CERN-it, por ku janë Kosova dhe Shqipëria?

Flamuri serb u ngrit në bazën e organizatës shkencore CERN dhe vendi zyrtarisht u bë anëtari i 23-të i CERN.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se kjo ishte “një ditë e madhe dhe e rëndësishme për vendin, pasi anëtarësimi në këtë institucion prestigjoz është më i rëndësishëm sesa mund ta imagjinojnë”.

Anëtarësimi në CERN është i rëndësishëm për vendin i cili po përpiqet të krijojë një shoqëri dhe një ekonomi të bazuar në njohuri, inovacion dhe teknologji, përpjekje kjo që po sfidohet nga gjeneratat gjithnjë në plakje.

Presidentja e Këshillit të CERN, Ursula Bassler tha se anëtarësimi i Serbisë është i rëndësishëm për vetë CERN-in, duke shtuar se anëtarësimi në organizatat multilaterale kontribuon në ndarjen e ideve dhe progresit përmes bashkëpunimit.

As Shqipëria e as Kosova nuk janë anëtare të CERN. Megjithatë, Shqipëria ka një marrëveshje për bashkëpunim me liderin e shkencës në botë. Marrëveshja trajton shumë fusha, duke përfshirë kërkime shkencore, teknologji, arsim dhe aktivitete të informimit publik, por jo benefitet që merr fqinji në fjalë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts