Serbëve iu bëhet e qartë nga Lunaçek: Asociacioni, jo mandat ekzekutiv

Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, thotë se qeveria e Kosovës duhet ta paraqesë një propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por Asociacioni s’guxon të ketë mandat ekzekutiv.

”Qeverisja lokale dhe bashkëpunimi midis komunave duhet të jetë i pavarur nga përkatësia etnike e popullsisë”, ka deklaruar ajo në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Ajo ka folur edhe për raportet në mes të Serbisë dhe Kosovës në rrugën e integrimit evropian të të dyja vendeve.

Sipas saj, asnjë qeveri e një shteti anëtar të BE-së nuk do të jetë e gatshme për të pranuar një shtet tjetër me kufij të paqartë në Bashkimin Evropian pas pranimit të shtetit të ndarë të Qipros më 2004-n dhe për këtë arsye duhet të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. /tesheshi.com/

Related posts