728 x 90 Leaderboard

Serbët, të dashuruar me kreun e Liga-s: Salvini, ky çetnik!

Komuniteti serb në veri të Italisë e fort për zemër dhe  mbështet Matteo Salvinin, liderit e Liga-s, përfaqsuese e së djathtës ekstreme, sepse partia e tij, e njohur atëherë si Liga së Veriut dhe e drejtuar nga kontraversi Umberto Bossi, ishte ndër ato që kundërshtuuan bombardimin e Serbisë nga NATO.

“A mund të jetë dikush tjetër që të fotografohet me flamurin luftarak serb? Salvini, numër 1!” – me këtë koment në faqen e Facebook-ut “Serbët në Itali”, këto ditë u publikua fotoja e nr.2 të qeverisë së Romës, zv/kryeministër dhe ministër i Brendshëm, ku në krah ka një të ri serb që mban flamurin e lëvizjes çetnike përgjatë Luftës së Dytë Botërore

Fotografia është realizuar gjatë fundjavës së kaluar, kur Salvini qe në një provincë të veriut të vendit, ku madje u ballafaqua dhe me një shpërthim bombe artizanale në një prej selive të Liga-s në nivel lokal, më saktë në Trento.

Pas incidentit, një grup qytetarësh të përkatësisë etnike serbe erdhën në vendin e ngjarjes për t’i dhënë mbështetje Salvinit. Me këtë rast, ai fiksua në foto më flamurin çetnik, publikuar me vonë në Facebook.

Portali serb Telegraf.rs botoi lajmin nën titullin “Salvini çetnik”. /tesheshi.com/

Related posts