Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Serbët për Raçakun, befasojnë amerikanët: liria e shprehjes, në themel të demokracisë(!)

Ambasada Amerikane në Kosovë ka lëshuar një deklaratë për rastin e mohimit nga ana e Beogradit të masakrës së Raçakut të 15 janarin ’99, kuptuar kështu nga një deklaratë e presidentit Thaçi, por duke qenë me plot ambiguitete në fjalët e përzgjedhura në mesazh.

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit”, thuhet në deklaratë, ku më pas vihet theksi te liria e shprehjes.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim, se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes, duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratën e përfaqësisë së Uashingtionit në Prishtinë.

Te “liria e shprehjes”, duket sikur përcillet mesazhi që serbët kanë të drejtë ta mendojnë ndryshe një ngjarje. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts