728 x 90 Leaderboard

Serbët nuk do të lejojnë rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në ‘Kroin e Vitakut’

Serbët e lagjes ‘Kroi i Vitakut, lagje kjo që gjendet në veri të Mitrovicës, nuk do të lejojnë rindërtimin shtëpive të shqiptarëve të djegura dhe shkatërruara gjatë luftës në Kosovë nga forcat ushtarako-policore serbë.

Kështu është thënë të martën në një takim që kanë pasur banorët e kësaj lagjeje me dy ministra serb të Qeverisë së Kosovës, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthimit Dalibor Jevtiq.

Kroin2

Dy ministrat serbo-kosovarë në këtë takim kanë qenë të shoqëruar edhe nga Kryetar i Komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiq, si dhe nga përfaqësues të strukturave paralele serb qe veprojnë në veri të Mitrovicës, kanë njoftuar burime të portalit ‘Tesheshi’.

Takim është mbajtur një ditë para skadimit të afatit të marrëveshjes të arritur një muaj më parë në mesë të dy kryerarëve të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiqi.

Takimi serbëve i mbajtur në veri të Mitrovicës, është zhvilluar në atmosferë të tensionuar, pasiqë serbët lokalë nuk kanë pranuar që të fillojë rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve, të shkatërruara gjatë luftës në Kosov,ë me arsyetim se po bëhet popullimi i kësaj lagjeje me shqiptarë, ka thënë burimi i portalit ‘Tesheshi’.

kroi 3

Sipas burimit, tensione në këtë takim kanë shkaktuar strukturat paralele të Serbisë që veprojnë në veri të Mitrovicës duke nxituar banorët serbë të lagjes ‘Kroi i Vitakut’ që të mos lejojnë rindërtimin dhe kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës.

Në fund të takimit,  dy ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, janë marrë vesh që të formojnë një delegacion i cili do të bisedojë me banorët shqiptarë rreth rindërtimit të shtëpive të shkatërruar gjatë luftës.

Por kushtet që do t`i parashtrojnë serbet do të pamundësojnë rifillimin e punimeve në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve duke iu kërkua dokumentacione dhe nuk ka fillim të rindërtimit pa pajtimin e të dy palëve, ka njoftuar burimi i portalit ‘Tesheshi’, brenda takimit.

Në anën tjetërm dy ditë para skadimit të afatit për të cilin janë marrë vesh dy kryetarët dhe përfaqësuesit serbë të lagjes “Kroi i Vitakut”, ku ishte vendosur që me 20 të këtij muaji të jepet një përgjigje për zgjidhjen e problemeve të rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve, Kryetari i Jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar banorët shqiptarë të kësaj lagjeje.

Bahtiri, iu tha pronarëve të shtëpive që duhet të rindërtohen në “Kroin e Vitakut”, se të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare e kanë kuptuar se problemi nuk qëndron tek shqiptarët dhe se nuk është pala shqiptare ajo që dëshiron eskalimin e situatës.

“Fakti që është bërë e qartë për të gjithë se ne nuk jemi për eskalimin e situatës është gjë e mirë. Në takimin  fundit rreth kësaj çështje, unë ua kam bërë me dije se në këtë proces më nuk do të ketë lojë, prandaj të presim deri me datën e përcaktuar, pra më 20 maj, se çfarë shpjegime po na jep pala tjetër”, tha Bahtiri.

Përfaqësuesit e “Kroit të Vitakut”, në këtë takim i kanë thanë kryetarit Bahtiri se janë për vazhdimin  bashkëpunimit me të rreth zgjidhjes së këtij problemi dhe se  do të presin edhe dy ditë se çfarë do të ndodh, e më pas bashkërisht të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm.

Përfaqësuesi shqiptarë i kësaj lagjeje, Nazmi Ismajli, i ka thënë të martën portalit ‘Tesheshi’ me tel, se ‘banorët shqiptarë janë të vendosur që të fillojnë punën në rindërtimin e shtëpive që forcat serbe na i dogjën dhe na i shkatërruar gjatë luftës”.

“Jemi lodh duke ndenjur nëpër qymeze dhe bodrume në jug të Mitrovicës dhe në qytete tjetra të Kosovës, nuk duam asgjë tjetër, duam të kthehemi në shtëpitë dhe trojet tona” ka thënë Ismaili për ‘Tesheshi”.

Ismaili ka shtuar se të mërkurën është dita kur serbet duhet të na kthejnë një përgjigje, ndërsa që ne shqiptarë do të rifillojme punën në rindërtimin e shtëpive dhe kthimin në trojet tona. /tesheshi.com/

 

Related posts