Serbët e Amerikës, kërkesë Trump-it: ngre flamurin tonë përpara Shtëpisë së Bardhë

Serbët amerikanë i kanë dërguan një letër dhe një sugjerim zyrtar Administratës Trump, që flamuri serb të ngrihet më 28 qershor para Shtëpisë së Bardhë, shkruan Vecernje Novosti.

Letra u nënshkrua nga Dragan Rakonjac, themeluesi dhe kryetari i shoqatës “Serbët nga Los Anxhelosi”.

Letra kujton se ka kaluar një shekull i tërë që kur presidenti amerikan Woodrow Wilson foli për popullin serb, i cili, së bashku me aleatët fitoi Luftën e Parë Botërore dhe për të nderuar serbët në Uashington, është ngritur flamuri serb mbi Shtëpinë e Bardhë.

“Duke iu përmbajtur traditës amerikane dhe serbe, ne sugjerojmë që 100 vjet nga kjo ngjarje historike, flamuri serb të valojë përsëri më 28 qershor mbi Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në letër.

Rakonjac thotë se historia e serbo-amerikanëve është një pjesë e pandashme e historisë së popullit serb.

“Kjo është arsyeja pse ne duam të krijojmë historinë serbe në Shtetet e Bashkuara mbi traditat e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popullit amerikan dhe atij serb”, tha Rakonjac, duke deklaruar se është praktikë e administratës amerikane t’u përgjigjet letrave dhe prandaj ai pret që t’i përgjigjet edhe këtij propozimi. /tesheshi.com/

 

 

Related posts