728 x 90 Leaderboard

Serbët bëhen gati të “dalin në Durrës”, por për turizëm

Një kompani e madhe serbe ka bërë të ditur se do të investojë në bregdetin shqiptar në mënyrë që t’i sigurojë pushuesve serbë mundësi hoteliere pas një kërkese të madhe për të investuar në Shqipëri.

Siç bën të ditur e përditshmja malazeze Vijesti, MK Group, ka përgatitur studimin për të ndërtuar një hotel të madh në bregdetin e Kavajës.

Drejtori i përgjithshëm i MK Mountain Resort, Nikola Avram, tha se “Ne kemi plane për investime të tjera në rajon dhe për të gjitha llojet e turizmit, nga mali tek deti. Ne jemi të hapur për çdo projekt të mirë.

Në këtë moment ne jemi kompania e vetme që vepron në katër shtete të ish-Jugosllavisë.

Ne duam të zgjerohemi në Shqipëri që të plotësojmë këtë pjesë të Ballkanit”.

Dy vjet më parë grupi bleu një hotel në Slloveni, ndërsa në fund të vitit të kaluar bleu edhe Hotelin Kempinski në  Istria, Kroaci.

Kempinski është një hotel me 5 yje buzë Adriatikut dhe me një fushë golfi.

Grupi zotëron gjithashtu 15.23% të aksioneve në projektin e Rivierës së Budvës në Malin e Zi, ku aksioner kryesor është qeveria malazeze.

Grupi zotëron në total 11 hotele me mbi 2500 shtretër dhe investimet e tyre në të ardhmen do të fokusohen në hotele me kapacitete mbi 100-200 dhoma.

Një nga arsyet pse grupi po mendon zgjerimin në vendin tonë janë edhe nxitësit fiskalë për ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje, si dhe TVSH-ja 6% për strukturat akomoduese. /tesheshi.com/

Related posts