Auto Dak
Auto Dak

Senatori amerikan: marrëveshja Greqi-Maqedoni, shembull për atë Kosovë-Serbi (por ja diferenca mes të dyjave)

Senatori amerikan Ron Johnson, i tha VOA-s në serbisht, tha se ai beson që Thaçi e Vuçiq e duan vërtet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, porse sipas tij janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një çështje shumë delikate.

 “Ajo që do të doja nga të dyja palët të kuptojnë është kjo: keni ngritur taksat, e keni kthyer vëmendjen e publikut, por tani duhet të ecni përpara dhe të angazhoheni seriozisht në zgjidhjen e këtij problemi të vjetër – në mënyrë që Kosova të jetë e njohur dhe në mënyrë që të arrijmë deri tek zgjidhja paqësore”, ka thënë Jonson, aktualisht kryetar i n/Komisionit për Evropë dhe bashkëpunim rajonal për siguri në Komitetin e Senatit për Punët e Jashtme.

Sipas tij, edhe marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë nuk qe aq e lehtë

“Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë s’ka qenë aspak popullore politikisht në asnjërin nga vendet, por liderët ishin të guximshëm – dhe mendoj se e njëjta situatë është me Vuçiçin e Thaçin”, tha Johnson.

Sipas tij, “nuk duhet të ketë vija të kuqe dhe as ide që s’duhen biseduar”.

“Në fund të fundit, gjithçka është në dorën e liderëve dhe qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës për të gjetur zgjidhje të cilat Amerika dhe Evropa duhet t’i mbështesin”, ka thënë Johnson.

Ndërkohë, duhet kujtuar se Greqia e Maqedonia kishin një mosmarrëveshje vetëm lidhur me emrin e kësaj të fundit, pa pretendime territoriale, e mbi të gjitha pa viktima në mes. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts