Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Selfie-ja më e “fuqishme” e botës

Të bësh apo të mos bësh selfie? Kjo duket se është dilema e kohëve në të cilat jetojmë, një dilemë që nuk prek vetëm bukuroshet dhe të rinjtë, por edhe liderët botërorë, me sa duket.

Barak Obama dhe David Cameron kanë bërë një të tillë, rreth një vit më parë me kryeministren daneze, Helle Thorning-Schmidt. Ellen DeGeneres ka bërë një selfie me Brad Pitt e Julia Roberts, në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Oskar.

Së fundi është kryeministri kinez dhe ai indian që nuk kanë mundur t’i shpëtojnë tentacionit duke u shdnërruar në figurat e fundit publike që i bëjnë reklamë miqësisë së tyre me një selfie. Kështu Li Keqiang  është shfaqur në një foto me Narendra Modin, të premten, buzagaz dhe gjithë besim në miqësinë e re.

Modi, i cili po zhvillon një vizitë në Kinë  për të nxitur marëdhëniet ekonomike, njihet për një përdorim të shpeshtë të medias sociale dhe ka një numër të madh ndjekësish në Twiter. Por gjithsesi, shfaqje të tilla fotosh spontane janë një veprim shumë i rrallë e gati i pamundur për një lider kinez, për më tepër të rëndësisë së kryeministrit të vendit.

Në Kinë, diskutimi i jetëve private të politikanëve dhe fotot e tyre janë tabu dhe konsiderohen madje sekret shtetëror. Selfie-ja që tregon çiftin e politikanëve  duke buzëqeshur  dhe duke qëndruar krah për krah,  është postuar në websajtin e kryeministrit indian  dhe në disa blogje kineze.

Gjithsesi ky veprim i liderit kinez tregon vzhdimimin e një tendence të hapjes së vendit dhe daljes nga rregullat e rrepta të së kaluarës, një tendencë që ka filluar me ardhjen në pushtet të presidentit, Xi Jinping.

 

auto pjese dak

Related posts