Sekreti i dietës më të shëndetshme për të humbur peshë

A ju ka ndodhur ndonjëherë të ngriheni dhe të kërkoni në frigorifer për ushqime që mund të kenë ngelur, për shkak se jeni të uritur? Kjo mund të mos jetë drejtpërdrejtë një kërkesë e trupit për ushqim por edhe pasojë e stresit, të cilën e kaloni duke ngrënë.

Për të mbajtur trupin në formë nuk nevojitet vetëm një ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik, përfshirë edhe palestrën, por edhe diçka tjetër. Cili është sekreti? Asgjë më e thjeshtë se sa gjumi.

Fjetja jo vetëm ju zbukuron, por gjithashtu ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Shkencëtarët e organizatës sanitare amerikane “Kaiser Permanente”, kanë zhvilluar një studim të mbështetur në 500 të rritur që vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti, me një moshë mesatare 55 vjeçare, të cilët kishin si qëllim të humbnin të paktën 4 kilogramë nga pesha e tyre trupore.

Studimi ka zgjatur rreth 6 muaj dhe në përfundim të tij, rreth 60% e pjesëmarrësve kanë arritur të kapin objektivin që i kishin vënë vetes në nisje të studimit, pra të humbnin 4 kilogramë.

Ky rezultat i rëndësishëm është arritur falë një stili jete të shëndetshme, që përfshinte një dietë të bazuar në 500 kalori e tre orë aktivitet fizik në mënyrë të rregullt në javë.

Çdo ditë janë mbajtur shënime në lidhje me rezultatet dhe performancën e personave të marrë në studim. Ata që kanë humbur më shumë peshë, është vënë re se flinin nga 6 deri në 8 orë në ditë, zakon që ka ndihmuar në zvogëlimin e peshës dhe njëkohësisht edhe të stresit, çka ka bërë që ngrënia e ushqimeve në orare të papërshtatshme të eliminohet.

Charles Elder, mjeku që ka qenë në krye t studimeve, rezultatet e së cilit janë publikuar në International Journal of Obesity ka deklaruar: “Ky studim sugjeron që kur personat mundohen të humbin peshë, duhet të flenë qa sa duhet, as të mos e teprojnë e as të mos abuzojnë me gjumin dhe njëkohësisht të reduktojnë nivelin e stresit”.

A është sekreti i suksesit gjumi? Provojeni dhe më pas keni për ta parë vet. /tesheshi.com/