Auto Dak
Auto Dak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Irak: nuk jemi këtu për naftën

Jim Mattis ka arritur në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar; vizita e tij e parë në Irak që prej marrjes së detyrës.

ISIS-i dhe mposhtja e tij raportohet se do të zërë vend në bisedimet e tij me autoritetet vendore, ndërsa forcat irakiane nisën një ditë më parë një operacion të madh ushtarak për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes e ka distancuar veten nga komentet e mëhershme të presidentit Trump mbi naftën irakiane.

“Nuk jemi në Irak për të marrë naftën e askujt,” u tha ai gazetarëve që po e shoqëronin në udhëtimin për në Bagdad.

Mattis deklaroi kështu teksa u pyet nëse pjesë e axhendës së tij në Irak ishte dhe marrja e naftës së këtij vendi.

Donald Trump do t’u thoshte zyrtarëve të CIA-s në janar, “Ne duhej ta kishim mbajtur naftën. Por në rregull, mbase kemi një mundësi tjetër.” /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts