reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Seanca për Ramushin, ja gratë deputete që kërkuan ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Ligjvënës kosovarë si nga mazhoranca ashtu edhe opozita në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për arrestimin e Ramush Haradinajt, kanë shprehur brengën e tyre për mënyrën se si është zhvilluar dialogu me Serbinë.

Shumë prej tyre kanë kritikuar qasjen e palës kosovare të cilët kanë pranuar dialogun me shtetin armik pa i vënë kurrfarë kushti, qoftë për fatin e të të pagjeturve, kompensimin e dëmeve të luftës, si dhe për mos heqjen e fletë-arresteve për ish-ushtarët e UÇK-së të vendosura qysh nga koha e Millosheviqit.

Por më konkrete në qëndrimin e tyre në seancën e sotme kanë qenë gratë deputete që kërkuan ndërprerjen e dialogut me Serbinë duke thënë se pikërisht shkuarja në bisedime me duar në “xhepa” solli edhe arrestimin e kreut të AAK-së.

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli është e para që kërkoi të ndërpriten përkohësisht të gjitha bisedimet me shtetit serb.

Çelës i problemit janë bisedimet me Serbinë dhe në vend të bisedimeve për rregullim të brendshëm të Kosovës që fatkeqësisht në shumicën e rasteve ka ndodh deri tani duhet t’i ktheni në bisedime për ashtu siç po quhen normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke biseduar për rregullim të brendshëm të Kosovës na po ja njohim një pjesë të sovranitetit të Serbisë në Kosovë, fatkeqësisht. Prandaj kjo duhet ndryshuar urgjentisht dhe unë propozoj që është i domosdoshëm dhe me urgjencë ridimimensionimi koncept substancë dhe format tjetër për bisedimet me Serbinë”, tha Tërmkolli.

Një kërkesë të tillë e paraqiti edhe deputetja e Vetëvendosje-s, Puhie Demaku që i rekomandoi qeverisë  “Mustafa”, që t’i thuhet “Stop”, dialogut dhe njëherit të ndalojë importet e mallrave serbe.

Edhe shefja e deputetëve të NISMA-s Valdete Bajrami tha se është momenti që Kosova të ketë një qeveri përgjegjëse që të mos bëjë asnjë hap tutje në drejtim me dialogun me Serbinë, derisa ajo nuk pranon të bëjë pastrimin e listave.

Kurse, bashkëpartiakja e Haradinajt, deputetja Time Kadriaj, tha se është momenti i fundit që Kosova të sillet si shtet.

Çka është boll është boll”, tha Kadriaj.

E pranojnë  edhe “burrat”: Dialogu në krizë

Se dialogu është në krizë e pranuan edhe minsitra të kabinetit qeveritar “Mustafa”.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, deklaroi  se shteti serb me veprimet e saj po e rrezikon dialogun, por që nuk tha nëse mund të merret një vendim për ndërprerje.

Serbia po ndjekë një politikë armiqësorë me Kosovën, bën përpjekje që çdo ditë të izolon vendi ndërkombëtarisht, sikurse me një armiqësi në mes lidershipit të Kosovës dhe në raport me këtë gjë ne si shtet si qeveri dhe si shtet duhet të mendojmë se si të bëjmë këtë”, theksoi Hoxhaj.

Njëzëri me gratë deputete janë shprehur edhe dy deputetët e VV-së, Rexhep Selimi e Smajl Kurteshi që kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve.

Ndryshe, kryeministri Mustafa në janar të 2016-ës, saktësisht një vit më parë në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”, deklaroi se “nuk ka dialog pa liberalizimin e vizave”, por më pas u zbraps duke premtuar vazhdimin e dialogut, çka edhe ndodhi në muajt në vazhdim.

Blendi Gashi-/tesheshi.com/