Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sanksionet amerikane: si po likuidohet Soleimani dhe në Instagram

Platforma e Facebook-ut ka heq sistematikisht të gjitha postimet që i referohen gjeneralit të vrarë iranian Qasem Soleimani, e kjo është shpjeguar me sanksionet e SHBA. Gazetarët flasin për censurimin e kanaleve që janë jashtëzakonisht e rëndësishme për iranianët, shkruan DW.

Kjo nisi pasi ushtria amerikane likuidoi Soleimanin në një sulm me dron. E që atëherë, Instagramit i kanë munguar postimet që përmendin gjeneralin.

“Instagram ishte e vetmja platformë mbi të cilën mund të shpreheshim lirshëm”, tha Amir Rashidi, një ekspert iranian i ligjeve dixhitale që punon për Qendrën e të Drejtave të Njeriut në New York në Iran. “Tani Instagram gjithashtu na censuron edhe ne.”

Rreth 24 milion iranianë përdorin Instagram-in. Ky rrjet, i cili kryesisht shërben për ndarjen e fotografive në pjesën tjetër të botës, ka peshë politike në Iran.

Sidoqoftë, jo vetëm përdoruesit privatë, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, por edhe media dhe agjensitë e lajmeve janë duke u fshirë. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve pretendon se Instagram ka hequr profilet e pesëmbëdhjetë gazetarëve iranianë.

Facebook, i cili gjithashtu i përket Instagram-it, ka thënë se fshirja e ishte në përputhje me sanksionet e SHBA mbi Iranin.

Në prill të vitit të kaluar, Presidenti Donald Trump përsëriti se Garda Revolucionare e Iranit ishte një “organizatë terroriste”. Kjo bëri që Instagram të fshijë profilet e disa anëtarëve të Gardës, përfshirë vetë Gjeneral Soleimanin.

E tani, kushdo që përmend Soleimanin është në pikën e censurimit – ata që vajtojnë për të dhe ata që informojnë vetëm për situatën në vend. “Në një kohë kur qytetarët iranianë kanë nevojë për qasje në informacion, është e papranueshme që Instagram të censurojë mediat iraniane, gazetarët dhe përdoruesit e tjerë”, tha Anthony Bellanger, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Sidoqoftë, sipas Malte Engeler, një ekspert gjerman për mbrojtjen e të dhënave dhe gjykatës i ligjit administrativ, platformat amerikane ndikohen nga politika e Uashingtonit, nëse është e nevojshme, kundër lirisë së fjalës.

Engeler shtoi se ekziston rreziku i të ashtuquajturit efekt qetësues: “Refuzimi i gatishmërisë për të shprehur një opinion publik.”

Kështu që përdoruesit e Instagramit në Iran mund të mendojnë dy herë para se të shkruanin diçka, nga frika se mund të humbnin qasjen në këtë rrjet shoqëror. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts