728 x 90 Leaderboard

Sanksionet amerikane, “Nike” lë pa këpucë Iranin dy ditë para Botërorit

Gjiganti Nike konfirmoi këtë javë se kishte ndaluar furnizimin e ekipit të futbollit iranian me këpucë për Botëror, për shkak të sanksioneve amerikane

“Sanksionet nuk na lejojnë që ne, si një kompani amerikane, të mund të furnizojmë me këpucë lojtarët e ekipit kombëtar iranian në këtë kohë”, u tha nga kompania.

Kjo thuhet se ka lënë të habitur zyrtarët iranianë të futbollit pasi kompania amerikane e kishte furnizuar ekipin në Kupën e Botëës 2014 në Brazil, kur sanksionet e ngjashme ishin në fuqi.

Trajneri i Iranit, Carlos Queiroz shprehu zhgënjimin në këtë vendim.

“Lojtarët janë mësuar me pajisjet e tyre sportive dhe nuk është e drejtë t’u ndryshohen ato një javë përpara ndeshjeve të tilla të rëndësishme”, tha ai, që më pas kërkoi ndihmë nga FIFA për këtë situatë.

“Ky koment i fundit i Nike ishte, sipas mendimit tim, një deklaratë e panevojshme. Të gjithë janë të vetëdijshëm për sanksionet”, tha Queiroz për Sky Sports.

“Kjo sjellje arrogante kundër 23 djemve është absolutisht qesharake dhe e panevojshme”, shtoi ai. /tesheshi.com/

 

 

Related posts