Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sanitarja zhvatëse e COVID 2-shit, Rama: modelin turk dhe për ryshfetin në spitale

Duke parë nga afër rikonstruksionin e Ambulancës nr.1 në Tiranë, kryeministri  Rama komentoi rastin e sanitares Tire Alldervishi të COVID 2-shit, duke thënë se nuk janë të gjithë bluzat e bardha si ajo.

“Jam i keqardhur për atë historinë e asaj sanitares që cenon imazhin, reputacionin dhe punën e jashtëzakonshme të mjekëve, dhe krijon perceptimin që kjo është një mënyrë e të punuarit.

Realisht e vetmja gjë që më ka pëlqyer në atë ngjarje është puna e bërë nga gazetarët investigativ se kanë nxjerrë në pah një llum, tejet të papërtypshëm.

Do thoja që investigimi i tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte i lidhur me mjekët dhe të ishte zinxhir.

E dimë që nuk ka pyll pa derra, pasi në çdo sistem mund të gjenden fundërrina të tilla, por kjo nuk e zhbën sakrificën dhe heroizimin”, tha Rama, duke iu drejtuar bluzave të bardha të atyshme.

Edhe për këtë aspekt, ai iu referua përvojës turke në shëndetësi.

“Besoj se me gjithë ndryshimet që po bëhen, që nga infrastruktura e paga, dhe në këtë aspekt do ketë përmirësim. Nuk do të ndalemi këtu, jemi në diskutim për të krijuar më shumë pavarësi të njësive administrative.

Faktikisht, duke parë sa thellë e ka bërë Turqia kapërcimin nga një fazë, si ofertë dhe kërkesë, dhe se si këto probleme të ryshfetit janë zgjedhur me sistem duke fuqizuar mjekët dhe autonominë e sistemit, besoj që edhe nga kjo eksperiencë dhe një grup të përbashkët pune do e çojmë në një nivel më të konsoliduar”, tha Rama.

auto pjese dak

Related posts