Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sanitarja “ndyn” COVID 2: hiqej si infermiere, në arrest për zhvatje pacientësh

Një arrestim i bujshëm ka ndodhur te “Shefqet Ndroqi”, ndryshe spitali COVID 2. Një sanitare do ballafaqohet me ligjin, pasi në një prej emisioneve investigative doli se si ajo merrte para nga nja paciente, duke u hequr si infermiere.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

Fjala është më konkretisht sanitaren Tire Alldervishi. Dyshohet se mos ajo nuk e ka bërë abuzimin vetëm, por të mund të ketë qenë pjesë e një grupi abuzuese bluzash të bardha.

Megjithatë, ky mund të konsiderohet rast i izoluar, pasi përshtypjet më të shumta të pacientëve si në këtë spital e si në Infektiv, kanë qenë për shërbim korrekt dhe të përkushtuar. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts