Ministrat e Jashtëm anëtare të SEECP do të firmosin në përfundim të samitit të SEECP që po mbahet në Tiranë, një rezolutë të përbashkët kundër terrorizmit. Rezoluta dënon çdo akt apo formë të shfaqjes së terrorizmit dhe ekstremizmave, si dhe vendosmërinë e vendeve të Evropës Juglindore për ta luftuar.
Vendet anëtare të SEECP gjithashtu nënvizojnë vullnetin e tyre për aksione të përbashkëta në përgjigje ndaj akteve dhe sulmeve terroriste, në mbrojte të demokracisë, si dhe në kuadër të parandalimit të radikalizmit në rajon.
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe mbështetja dhe promovimi i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, si një ndër liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Pikat e rezolutës së përbashkët të vendeve të SEECP kundër terrorizmit:
1-Dënojmë të gjitha praktikat dhe format e terrorizmit dhe shprehim determinimin për të luftuar terrorizmin dhe format e tij.
2- Dënojmë të gjitha aktet terroriste dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga ISIS DAESH.
3-Theksojmë se terrorizmi s’ka asnjë lloj justifikimi dhe s’duhet t’i përcaktohet asnjë nacionaliteti besimi fetar apo grupi etnik.
4-Shprehim angazhimin e plotë se sfida të përbashkëta kërkojnë aksione dhe përgjigje të përbashkëta.
5-Mbështesim dhe promovojmë fuqishëm tolerancën fetare dhe bashkëjetesën si një kontribut direkt për demokracinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Por edhe për të parandaluar radikalizimin e terrozimit në rajonin tonë.
6-Shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj koalicionit global anti-terror dhe angazhohemi të forcojmë bashkëpunimin, nëpërmjet mekanizmave së bashku me partnerët.
7-Shprehim shqetësimin e madh për rritjen e aktivitetit dhe kërcënimit terrorist. Sidomos në disa zona ne Europën Jugore. Çfarë kërkojnë angazhim për veprime politike, dhe gjetja e rrugëve për të luftuar terrorizmin.