728 x 90 Leaderboard

Salvini sulmon dhe ushqimin e BE-së, reagim nga Brukseli: një Brexit gënjeshtrash!

Komisioneri i BE-së, për shëndetin dhe sigurinë e ushqimit, Vytenis Andriukaitis akuzoi ministrin e Brendshëm dhe zv/kryeministrin italian Matteo Salvini, se ai shqiptoi një “gënjeshtër e madhe” për politikën e Bllokut evropian në fushën e të ushqyerit, sipas politico.eu.

Andriukaitis raportoi nëpërmjet Tëitter se ai rrallë ka  ndjerë një “zhgënjim” të tillë pas një konference në Itali, kur u ballafaquar me mesazhet e Salvinit.

Kreu i Liga-s provokoi kur shkroi në rrjete: “Oriz me pesticide? Jo! Mjaft! Blej dhe ha italian”.

Më parë, Salvini mbështeti atë që e quajti “Beteja e fermerëve” kundër “Evropës me mbeturina dhe pa kontroll ushqimor”, pas pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit në Komo.

Portali i Brukselit thotë se Andriukaitis, i cili gjithashtu mori pjesë në një konferencë, u irritua nga komentet e Salvinit.

“Në BE ne jemi duke punuar së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit. Për fat të keq, ne nuk kemi pasur asnjë mundësi për të folur në lidhje me thelbin”, shkroi ai Andriukaitis, duke shtuar më pas: “vetëm kaq dhe Brexit po ndodh”. “Me ndihmën e gënjeshtrave të mëdha”, tha Komisioneri europian. /tesheshi.com/

Related posts