Auto Dak
Auto Dak

Salvini “rreh gjoksin”: obsesioni im, 80 përqind më pak emigrantë

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini beson se “obsesioni i tij” me migracionin ka çuar në një rënie në 80 përqind të numrit të migrantëve që mbërrijnë në vendin e tij brenda një viti, raporton AFP.

“Natyrisht, obsesioni im ka çuar në rezultate. Me një rënie të migracionit prej 80 përqind në një vit, ne kemi zvogëluar numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve, kemi zvogëluar numrin e kërkesave për azil”, u mburr Salvini para përfaqësuesve të të gjitha departamenteve të policisë.

Sipas tij, kursimet nga pranimi i të huajve u përdorën për “rekrutimin e 8,000 oficerëve të zbatimit të ligjit”.

Por kryeministri Giuseppe Conte e kritikoi më parë Salvinin në një letër të hapur, për siç tha, “përqëndrimin obsesiv” të tij mbi emigracionin, të reduktuar në formulën “portet e mbyllura”.

“Jam i lumtur për obsesionin tim”, u tha Salvini gazetarëve. Ai gjithashtu tha se qeveritë e shumë vendeve, përfshirë Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Gjermaninë, e përgëzuan për përpjekjet e tij për të luftuar “emigracionin e paligjshëm”.

Sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme Italiane, gjithsej 8.691 migrantë kanë zbritur në brigjet italiane gjatë 12 muajve të fundit, që është 80 përqind më pak se në 12 muajt e kaluar.

Ata arritën me anije nga Tunizia (36.8 përqind), Libia (22.3 përqind), Turqia (21 përqind), Greqia (10.8 përqind) dhe Algjeria (9.1 përqind), raporton AFP.

Në fund të korrikut, kishte 105.1142 migrantë në Itali, ose 34 përqind më pak se një vit më parë.

Numri i kërkesave për azil ka rënë 56 përqind në një vit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts