Auto Dak
Auto Dak

Salvini: neo-nazistë, plan për të më vrarë

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini tha se një grup i neo-nazistëve ukrainas, të arrestuar për posedimin e një arsenali të tërë armësh, donin ta vrisnin.

“Ishte një nga shumë kërcënimet me vdekje që unë marr çdo ditë. Shërbimi sekret ka qenë i informuar në lidhje me grupin e Ukrainës që planifikonte për të mç vrarç”, tha Salvini, i cili është i njohur pçr qëndrimet e forta pro-ruse, raporton Ansa.

Policia italiane arrestoi të martën tre burra, duke përfshirë edhe atë që është e lidhur me partinë politike neo-fashiste, pasi zbuloi një sasi të madhe armësh, duke përfshirë dhe raketa ajër-ajër prodhim francez, si dhe materiale me simbole naziste.

Policia tha se ky zbulim ishte rezultat i një hetimi të mëparshëm të italianëve që morën pjesë në luftën në Ukrainën lindore.

Policia italiane dhe Zyra e Prokurorit, tha se informacioni në lidhje me ekzistencën e një komploti për të kryer vrasjen e Salvinit, kishte ardhur nga një ish-agjent i KGB-së. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts