Sali Berisha, duel me Emiljano Shullazin në sallën e gjyqit

Ish-kryeministri Sali Berisha do të thirret në gjykatë të dëshmojë në procesin ndaj Emiljano Shullazin.

Avokati i të pandehurit Shullazi ka kërkuar që Berisha të vijë të dëshmojë, meqë ai i pari ka bërë publike akuzën për kërcënim ndaj Munir Konit, atëherë kandidat për rektor të Tiranës.

Përveç Sali Berishës, në proces është thirrur edhe Ardian Çipa, ish-numri dy i Policisë së Shtetit, i cili gjithashtu është kërkuar si dëshmitar nga Shullazi.

Mbrojtësit e Shullazit kanë kërkuar të dëshmojë edhe Marsida Beqja, gruaja e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili ka deklaruar se ka qenë i kërcënuar nga Shullazi.

Ylvi Beqja është përfshirë në programin e dëshmitarëve të mbrojtur. /tesheshi.com/

Related posts