Salah tund rrjetën e 31-të në Premier League, barazon rekordin e treshes Shearer, Ronaldo, Suarez

Ylli egjiptian i Liverpool, Muhamed Salah, me një gol të shënuar këtë fundjavë ndaj West Bromwich, ka barazuar rekordin e rënë për gola të shënuar në një sezon në Premier League, vendosur më parë nga Alan Shearer, Cristiani Ronaldo dhe Luis Suarez.

Ai arriti kuotën e 31 rrjetave të tundura dhe, duke llogaritur që ka dhe tre ndeshje për të luajtur në kampionat, ai me gjasë do e thyejë këtë rekord.

Ndërsa për gola të shënuar në të gjitha kompeticionet brenda një sezoni, rekordon e mban Ian Rush, po i Liverpool, me 47 gola. Salah ka vetëm 41. /tesheshi.com/   

 

Related posts