Auto Dak
Auto Dak

Saga e djegies së makinave në Vlorë, shkrumbohet dhe Range Rover-i i kryebashkiakut Leli

Një sagë e pashpjegueshme djegie makinash që po shoqëron Vlorën prej kohësh, e ngjashme me atë të 2014-ës kur çdo ditë vihej tritol nëpër automjete të ndryshme, ka përfshirë së fundi dhe vetë automjetin e kryebashkiakut Dritan Leli.

Range Rover-i i tij i parkuar para pallatit të shoferit, së bashku me një tjetër automjet, është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Lef Sallata”.

Edhe njëherë duhet kujtuar se kjo që po ndodh në Vlorë, ngjan me atë që ndodhte në vitin 2014, kryesisht në Tiranë, ku për gati çdo ditë kishte lajme më vënie tritoli. Fenomeni erdhi në rënie, pa u thënë kurrë se pse ndodhi në ato përmasa.

Politikisht, opozita e shfrytëzoi situatën duke ia mveshur qeverisë terrorin e tritolit, pa e sqaruar se pse një qeveri që sapo kishte ardhur në pushtet duhet ta nxiste këtë situatë. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts