Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sa vezë mund të hamë në javë pa rrezikuar shëndetin?

Ekspertët debatojnë prej vitesh nëse vezët janë të shëndetshme apo jo.

Duket se përgjigjja varet nga sa hamë në javë – ka zbuluar një studim i ri mjekësor, i botuar në revistën eksperte Jama, sipas BBC.

Rezultatet treguan se vetëm dy vezë në ditë mund të shkaktojnë probleme kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme.

Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, një vezë e madhe përmban rreth 185 miligram kolesterol, që është më shumë se gjysma e dozës së rekomanduar të marrjes – Organizata Botërore e Shëndetit propozon gjithsej 300 miligram në ditë.

Studimi u bazua në të dhëna nga gjashtë eksperimente të ndryshme, të cilat përfshinin më shumë se 30,000 pjesëmarrës gjatë 17 viteve.

Studiuesit zbuluan se marrja e 300 miligramëve në ditë rrit rrezikun e sëmundjes vaskulare me 17 përqind, dhe se shansi për një sulm në zemër ishte 18 përqind më i lartë. Ata gjithashtu zbuluan se nëse hani tre deri në katër vezë në javë, këta dy rreziqe rriten përkatësisht me gjashtë dhe tetë përqind.

Tashmë, dy vezë rrisin këtë përqindje nga 27 në 34.

Studimi tregoi se kjo lidhje ekziston pavarësisht nga mosha, aftësia fizike e individit, si dhe nëse ai është duhanpirës dhe cili është shëndeti i tij, për sa i përket faktit nëse ka presion të lartë apo jo.

“Studimi ynë zbuloi se nëse dy persona kishin të njëjtën dietë, e cila ndryshon vetëm në marrjen e përditshme të vezëve, ai që i ha ata ka më shumë të ngjarë të ketë probleme me zemrën”, thotë Norina Allen, profesore e mjekësisë parandaluese dhe një nga autoret e studimit.

Hulumtimi i ri është në kundërshtim me gjetjet e mëparshme, të cilat argumentuan se nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis konsumit të vezëve dhe një rreziku të shtuar të sëmundjeve të zemrës. Allen pretendon se testet e mëparshme përfshinin një mostër më të vogël dhe ishin bërë në një periudhë më të shkurtër. Megjithatë, studiuesit lënë mundësinë që të ketë gabime në analizat e tyre.

Dhe në fund, sa vezë duhet të hamë?

Allen rekomandon që ato të mos jenë më shumë se tre në javë, dhe ajo këshillon fansat e këtij ushqimi që të hanë kryesisht të bardhat e vezëve.

“Unë nuk i inkurajoj njerëzit t’i heqin ato plotësisht nga dieta e tyre, unë thjesht sugjeroj t’i hani ato në mënyrë më të përmbajtur”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts