Auto Dak
Auto Dak

Ryshfet milionësh në Interpol, ish- shefi i madh “pranon akuzat dhe pendohet”

Ish-shefi i Interpolit Meng Hongwei e ka pranuar se ka përfituar 2 milion dollarë ryshfet dhe ka shprehur pendim për krimin që ka kryer.

Gjykata e Ndërmjetësimit në qytetin e Tianjin konfirmoi se Meng e ka pranuar fajin që e ka kryer nga viti 2016 kur ishte president i Interpolit. Për një kohë të caktuar, Meng ka qenë i zhdukur dhe vendndodhjen e tij nuk e kanë ditur as vet Interpoli.

Por në një njoftim të dhënë vitin e kaluar, autoritetet kineze pranuan se kishin arrestuar z. Meng dhe ministria e sigurimit publik kinez tha se po hetonte pretendimet se ai kishte pranuar ryshfet.

Gruaja e Meng, Grace, ka mbetur në Francë, aty ku Meng ishte vendosur në bazën e Interpolit.                                                                                       Ajo ka akuzuar autoritetet kineze për krijimin e një “rasti të rremë” kundër tij për arsye politike. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts