728 x 90 Leaderboard

Ruspat te “Astiri”: protesta që “pa gdhirë”, Veliaj ofron tjetër realitet

Ka nisur me protesta dita për banorët e “Astirit”, të nxitur dhe fakti se gjithçka po bëhet fakt i kryer, pasi në terren nisën prishjet e para të objekteve.

Me dhjetra protestues dolën në rrugë edhe duke u përplasur me policinë bashkiake, e cila është e angazhuar në mbrojtje të disa proceseve, siç është dhe heqja e disa shtyllave elektrike.

Ata nuk pranojnë të lëshojnë banesat, paçka ofertave qeveritare ku përfshihet dëmshpërblimi për ata që janë të legalizuar tre vite qera për ata që nuk legalizohen dot.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj po promovon të kundërtën, atë që shumë familje po binden e po përfitojnë prej ofertës qeveritare.

“Një fillim i ri për të gjithë! Familjet e para që preken nga projekti i Unazës lanë banesat primitive pa leje mbi kolektorë në gjurmë të rrugës, për një fillim të ri me banesa dinjitoze sociale. Koha që njerëzit të bëjnë llogarite e tyre, jo të SHQUP-it që i ka mish për top”, shkruan Veliaj, duke e ilustruar me një foto. /tesheshi.com/

Related posts