Rusisë i rikthehet e drejta për votim në KE, irritohet Ukraina: diplomaci cinike!

Këshilli i Evropës miratoi sot një deklaratë që rivendosi të drejtën e votës në Rusi në këtë organizatë.

Ministrat e Jashtëm të Këshillit mbështetën me shumicë të madhe një deklaratë ku thuhet se të gjithë anëtarët duhet të kenë “të drejtën për të marrë pjesë” në dy organet kryesore të Këshillit të Evropës “në mënyrë të barabartë”.

Kjo do të thotë që Rusisë i është dhënë e drejta për të votuar, tha AP.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov përshëndeti votimin dhe konfirmoi detyrimet e Rusisë, duke përfshirë pagesën e tarifave të anëtarësimit.

Lavrov tha se Rusia e vlerëson “kontributin pozitiv” të Këshillit të Evropës në zgjidhjen e çështjeve humanitare, si dhe përmirësimin e gjyqësorit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Këshillin e Evropës vetëm për sa kohë që ajo ka “qëndrim të barabartë” në të gjitha mekanizmat vendimarrës.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës papritur anuloi takimin në Finlandë në minutën e fundit, duke pritur tjetër rezultat për Rusinë.

Ndërsa ambasadori ukrainas në Këshillin e Evropës, Dmitro Kuleba shkroi në llogarinë e tij të Tëitter se Ukraina dhe pesë vende të tjera votuan kundër propozimit, të cilin ai e përshkroi si rezultat i “diplomacisë cinike” me qëllim të shpëtimit të “partnerit afatgjatë”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts