Auto Dak
Auto Dak

Rusia pranon zhvillimin e armëve të reja bërthamore, SHBA i kujton Çernobilin

Rusia edhe zyrtarisht e pranon se do të vazhdojë të zhvillojë armë të reja, pavarësisht incidentit të fundit ku pesë inxhinierë rus humbën jetën gjatë testimit të një pajisjeje bërthamore.

E përditshmja amerikane, New York Times, konfirmon cituar disa zyrtarë amerikanë të inteligjencës, se Rusia duket se ishte duke testuar “një lloj të ri rakete bërthamore” dhe se shpërthimi “mund të jetë një nga aksidentet më të këqija bërthamore pas Çernobilit”.

Presidenti Trump po ashtu tha se SHBA, “po mëson shumë nga shpërthimi”.

Shpërthimi u shoqërua me një rritje të shkallës së rrezatimit në Severodvinsk, që gjendet rreth 40 kilometra në lindje të zonës së testimit, por sipas zyrtarëve një gjë e tillë nuk përbën rrezik. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts