Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rusia mbron Gruevskin: Perëndimi po përgatit revolucion në Maqedoni

Rusia ka akuzuar “organizatorët perëndimorë” të shtunën se po tentojnë të nxisin një “revolucion kolor” në ish-republikën jugosllave problematike të Maqedonisë, ku tensionet politike po forcohen para tubimit opozitar të paralajmëruar për të dielën.

“Revolucioni kolor” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar kryengritjet e famshme në Bashkimin Sovjetik, përfshi Ukrainën, për të cilën Moska vazhdon ta akuzojë Perëndimin se ka ndërhyrë qëllimisht në politikën e brendshme për të çuar përpara interesat e veta, raporton Reuters. Në një deklaratë mbi krizën në Maqedoni, ministria e jashtme ruse ka cituar mediat serbe në lidhje me arrestimin e një qytetari malazez të akuzuar se ka ndihmuar ata që Moska i quan “ekstremistë shqiptarë” në Maqedoni.

“Kjo është një dëshmi bindëse… e përpjekjeve për ta çuar vendin në greminën e ‘revolucionit kolor’”, thuhet në këtë deklaratë. “Kjo është edhe një dëshmi se organizatorët Perëndimorë të skenarëve të tillë katastrofikë preferojnë t’i realizojnë ato me duart e të tjerëve”, ka thënë ministria, duke tërhequr paralele me Ukrainën.

Moska akuzon Perëndimin se ka ndihmuar në inskenimin e rrëzimit të presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovich, pas protestave masive nëpër rrugë në fillim të vitit 2014. Ai më pas u largua në Rusi. Rusia shpesh ka kritikuar politikën Perëndimore në Ballkan. Janë përkrahës të fuqishëm të serbëve – të dy palët sllavë të besimit të krishterë Ortodoks – në konfliktin e tyre të fundit në Kosovë. Reuters thekson më tej se Moska ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Edhe në Maqedoni, që gjendet në jug të Kosovës, jeton pakicë e madhe shqiptare.

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com