“Rusi 2018”: stadiumet janë gati, shpenzime marramendëse, por jo ndonjë habi arkitekturore

Tashmë, nga tradita e vendeve të tjera duhet të jemi mësuar me spektalin e përdyvitshëm të ndërtimit të stadiumeve, që shoqërojnë ngjarjet e mëdha sportive- Olimpiadat, kupat e Botës, dhe në mes edhe Olimpiadat dimërore. Me të gjitha këto ngjarje sportive ndodhin të njëjtat histori: buxhete të rritura, frika që mban pezull se mund të mos mbarohen stadiumet në kohë, keq-funksionime piktoreske dhe premtimi pafund i “trashëgimisë”.  Këtë herë, na është premtuar nga Rusia se ngjarja nuk do të dëmtohet aspak nga incidentet e as nga monstrat që vdesin për pak turmë.

Por, pothuajse gjithmonë kjo ndodh. Rusia, në të cilën disa prej fushave do të kalojnë në shërbim të klubeve të ligës më të ulët në qytete të vogla, nuk ka gjasa se do të anashkalojë prirjen.

Në gjithë vendet, ekstravaganca sportive duket se mban aromë korrupsioni që varion prej avullit të tejdukshëm që ka krijuar fryrje të buxhetit deri tek ndarja e sofrës me shumë pjekurina e ëmbëlsira. Rusia, për çudinë e askujt, është në skajin e dytë të shkallares: sipas Transparency International, kostot e Kupës së Botës në futboll, e këtij viti – që është dyfish më e lartë për banor sesa ajo në Brazilin e vitit 2014 – janë në një shkallë të tillë që mund të shpjegohen vetëm përmes korrupsionit. Këtyre rrëfimeve fatkeqe mund t’u shtohen edhe historitë e errëta që kanë nxjerrë në pah Kupat e Botës “Rusi 2018” dhe “Katar 2022”, atë të përdorimit të pothuajse-skllevërve (nga Koreja e Veriut në rastin e Rusisë) për ndërtimin e stadiumeve.

Të gjitha këto mund t’i bëjnë panoramat që paraqesin këto struktura të duken dytësore. Por, duke pasur parasysh paratë, energjinë, materialet dhe krahun e punës që ka shkuar për to, fakti është që ato do të jenë shenja dalluese në qytetet e tyre për dekada me radhë dhe se miliardat që do t’i nxjerrin në television, nuk janë edhe aq domethënëse.

Ka një spektër të kufizuar të rrugëve të njohura për dizenjimin e stadiumeve, pasi forma e tyre bazike priret të jetë uniforme për shkak të parametrave të rreptë dhe të pandryshueshëm. Bëhet një çati madhështore, shpesh e varur në tela dhe direkë, si stadiumi në formë tende, Frei Otto për Olimpiket e Munihut të vitit 1972. Ka një jastëk të ndriçuar nga jashtë si ai i Allianz Arena, po ashtu në kryeqytetin bavarez, shtëpi e Bajernit të Mynihut dhe vendi pritës për Kupën e Botës 2006. Ka stadiume që duken si objekte të çmontueshme e të lëvizshme, nga të cilat më i njohuri është “Foleja e Zogut” e Pekinit 2008.

Rusia u është qasur të gjitha këtyre. Stadiumi në Shën Petërsburg, dizenjuar nga arkitekti japonez, Kisho Kurokawa pak kohë përpara se Rusia të fitonte të drejtën për organizimin e Kupës së Botës, e që u hap vitin e kaluar pas vonesave epike dhe tejkalimit të kostove, ngjan me çatinë e varur. Kështu ngjajnë edhe format e çuditshme të stadiumeve në Kaliningrad dhe Rostov. Çatia në Kazan varet, por pa tela. Stadiumi Spartak në Moskë, përfunduar në vitin 2014, dhe i sapopërfunduari “Mordovia Arena” në Saransk janë homazhe të “Allianz Arena”, jastëkë të mëdhenj që ndryshojnë nga ngjyra.

Stadium Fisht në Sochi, ndërtuar për Olimpiadën dimërore të vitit 2014, dhe rindërtuar për futboll, ngjan me konceptin e objektit të çmontueshëm: arkitektët e tij, “Populous” – specialistët multi-nacionalë të sporteve, që po ashtu dizenjuan stadiumet në Kazan, Rostov dhe Saransk, thanë se ishin frymëzuar nga një vezë Fabergé. Volgograd, nën pamjen e një statuje 85 metra të lartë që përkujton betejën e Stalingradit, ka një stadium që duket si kosh basketbolli, me shenja frymëzimi nga “Foleja e Zogut”.

Stadiumet janë pothuajse kaba, lartësim i ambicjeve dhe disa mbajnë dukshëm shenjat e shkurtimit të buxhetit, shpenzime që nga kupa e Botës kanë shkuar diku tjetër më shumë sesa në arkitekturën e bukur.

Pothuajse si gjithmonë, pas panikut të minutave të fundit, vend-pritjet e ndeshjeve janë gati të përfundojnë në kohë. E pothuajse si gjithmonë ato janë me buxhet të jashtëzakonshëm dhe me mungesa në krijimin e trashëgimisë. Ndonjëherë ato kanë ndonjë gur të çmuar që do t’i lihet kohës për ta zbuluar. Me përjashtim të Samarës, duket se shpenzimet kolosale nuk do të lënë pas ndonjë gur të çmuar nga Kupa e Botës 2018 për Rusinë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

 

Related posts