Rusët po përgatisin në epruvetë “presidentin e ri” të Serbisë: ja cila është gruaja e përzgjedhur

Rusët përgatisin një kandidaturë të qëlluar për president të Serbisë në mënyrë që t’ia kundërvnë kryeministrit Aleksandër Vuçcic, që siç duket u ka dalë nga duart.

Ajo është psikiatrja Sanda Rashkoviq Iviq, një politikane e Partisë Demokratike Serbe të Koshtunicës dhe e bija e Jovan Roshkoviq, psikiatrit shumë të famshëm serb, i cili ishte koleg i Radovan Karaxhiqit dhe u bë themelues i Republika Srbska të Krainës në Kroaci, por që u shkatërrua që në lindje nga presidenti i asaj kohe i Kroacisë, Franjo Tuxhman.

Mediat serbe bëjnë të ditur se Sanda Rashkoviq Iviq, e cila ka qenë ambasadore e Serbisë në Itali dhe koordinatore për Kosovën, është larguar nga Partia Demokratike Serbe në shenjë proteste që ka bërë koalicion me Partinë Progresiste në Vuçiçit në bashkinë e Beogradit, Nishit dhe në komunat serbe në Kosovë.

Manovra e Moskës është që me anë të një kandidature liberale dhe me reputacion në qarqet liberale të arrijë mbështetjen e opozitës serbe, pasi mazhoranca radikale ka kaluar në një kah jo rus, por i kontrolluar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në një duel me Tomislav Nikoliqin, Sanda Rashkoviq Iviq, ka gjasa të fitojë. Zgjedhjet presidenciale pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm. Serbia e zgjedh presidentin nga populli. /tesheshi.com/