728 x 90 Leaderboard

“Ruleta ruse” e Ramës: Venecia rrëzon vetingun në politikë të opozitës

“Drafti nuk është i qartë kërkohen mekanizma të tjerë ligjorë dhe sigurues. Vettingu në politikë është kompleks dhe sensitiv. Propozimi i PD-së mund të përdoret njëanësisht politikisht dhe në një mënyrë arbitrare. Propozimi çon në abuzimin e pushtetit dhe propozimi i PD ngre pikëpyetje për ndryshimet kushtetuese” – shkurt e qartë, janë këto katër fjalitë përmbledhëse në përgjigjen e Komisionit të Venecias, të cilat rrëzojnë kërkesën e opozitës për një proces vettingu në politikë, nga e cila madje kanë kushtëzuar edhe rikthimin në Kuvend.

Kjo inisiativë nisi pak muja më parë, shpallur e promovuar me bujë, e cila hasi në kundërshtinë e mazhorancës. Arsyetimi: është një proces që e kryen shumë më thellë, shumë më detajisht dhe në mënyrë të plotë dhe me kornizë ligjore, SPAK dhe BKH, pra dy instancat e reformës në drejtësi.

Dhe ishte më pas kryeministri Rama që luajti “ruletën ruse”. Propozoi dërgimin në Venecia dhe, nëse kjo e fundit jepte “ok”, edhe ai do i bindej kërkesës së opozitës. Tashmë, Venecia nuk e ka dhe “ok” e saj dhe i mbetet opozitës të reagojë, nëse do e vijojë sërish kauzën e saj, apo do bindet dhe kthehet më pas në Kuvend. /tesheshi.com/

Related posts