Ruhuni nga vapa me këto këshilla…

Organizmi mund të freskohet pas një dushi dhe duke futur lëngje në të, por jo të ftohta, pasi ato përsëri ngrohen në temperaturën optimale trupore dhe në këtë mënyrë konsumohet sasi shtesë e energjisë.

Mjekët tërheqin vërejtjen nga goditja nga dielli, e cila është një situatë serioze gjatë së cilës duhet kërkuar ndihmën mjekësore.

Ata këshillojnë që një person, në një gjendje të tillë duhet së pari të strehohet nën hije dhe sa më shpejt të jetë e mundur të sillet mjeku.

Në mënyrë që të shmangen pasojat e temperaturave të larta, duhet veshur rroba pambuku, duhet mbrojtur kokën tuaj, të mos teprohet me ushqim, të mos konsumohet ushqim i yndyrshëm dhe aktivitet fizik të reduktohet në minimum.

Temperaturat e larta çojnë deri te zgjerimi i enëve të gjakut dhe një rënie e presionin e gjakut, andaj duhet të jenë të kujdesshëm si personat e shëndetshëm ashtu dhe të sëmurët. Mjekët këshillojnë daljen në natyrë, në parqe, por vonë në mbrëmje, kur bie temperaturat. /tesheshi.com/