Auto Dak
Auto Dak

RRUGË/ Kanfranku: nga ari deri te eksperimentet – vendi i 1001 sekreteve të nazizmit

Kufiri malor mes Spanjës dhe Portugalisë është plot me sekrete. Rajoni Kanfrak, aty ku nazistët fshehën dikur 86 tonë ar të vjedhur, asnjëherë nuk ka pushuar nga vëmendja, që pas LIIB.

Shpellat e këtij rajoni dikur ishin pjesë e eksperimenteve që provuan të transformojnë fushën e fizikës.

Ndërsa sot stacioni i vjetër i trenit të Kanfrank është një ndërtesë pothuajse e braktisur, dikur ai ishte qendër e intrigave gjatë LIIB.

Ai kishte shërbyer si kufi kalues për spiunë, refugjatë, dhe më shumë se 86 tonë ar nazistësh.

“Kanfranku është Kasablanka reale e luftës”, thotë gazetari hetues spanjoll Ramon Campo, duke theksuar se përmasat e vërteta të filmit ishin reale në këtë pjesë të Spanjës.

Kanfranku është vendi strategjik ku Spanja dhe Portugalia i shisnin Gjermanisë elementin e armëve atomike, tangtenin, në këmbim të arit.

Ky ar erdhi nga bankat qendrore evropiane që gjermanët i kishin bastisur. Për dy vite me radhë, vendi ka shërbyer si kalim kufitar për refugjatët, kryesisht çifutë, të cilët në përpjekje për t’i ikur luftës merrnin rrugë edhe të rrezikshme.

Treni nga këtu shkonte drejt në Lisbonë dhe quhej “hekurudha e lirisë”. Sipas dëshmive që kanë dhënë rojet e atëhershme, asnjë prej tyre nuk e ka kthyer asnjë refugjat në duart e gjermanëve.

Më shumë se 15,000 refugjatë kanë ikur nga Evropa naziste përmes Kanfrankut, ndërsa në këto zona kanë punuar edhe spiunët e aleancës.

Por Kanfrank ka shumë më tepër sekrete se ato të stacionit të trenit.

Një tunel i vjetër hekurudhor çon në një laborator të nëndheshëm, një vend i njohur nga e gjithë bota për pajisjet e hulumtimit të astrofizikës.

Ai është funksional rreth 800 metra nën gurët dhe dheun e tokës. Në këtë tunel hetohet fenomeni i territ.  Eksperimentet që kryhen këtu kanë për synim të transformojnë fenomenet e fizikës.

Tani, ky vend ka plane që të bëhet pikë turistike për vizitorët.

Familjet e dëshmitarëve flasin më shumë për arin sesa historianët.

“Ari mbërrinte me kallëpe, dhe babai im i transportonte nëpër Portugali. Rojet kufitare të Spanjës dhe Portugalisë krijuan miqësi në këto anë, ndërsa ata, gjermanët, jo. Ata lanë vetëm shkatërrim.

Teksa asgjë nuk dihet për fatin e arit dhe as transaksionet e kryera që gjithmonë ishin të paqarta.

Gjatë luftës, Portugalia ishte blerësi i dytë më i madh i ari nazist, pas Zvicrës. Fillimisht tregtia naziste me Portugalinë ishte me monedhë, por në vitin 1941 Banka Qendrore e Portugalisë vendosi se shumica e kësaj monedhe ishte e falsifikuar dhe të gjitha pagesat e mëtejshme u kryen në ar.

Vlerësohet se rreth 100 ton ar nazist u pastruan përmes bankave zvicerane, dhe vetëm katër ton u kthyen në fund të luftës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts