728 x 90 Leaderboard

Rruga e Kombit: qeveria drejt uljes së tarifës për të gjithë përdoruesit

Tarifa e Rrugës së Kombit, edhe kur të vendoset nuk do të jetë më 5 euro; kjo për kuksjanët ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të autostratës.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Dardan Malaj, këshilltar i ministrit Damian Gjiknuri ka deklaruar po zhvillohen negociata intensive.

Malaj theksoi se kur të mbyllen diskutimet për banorët e zonave ku kalon Rruga e Kombit, do të nisë diskutimi për tarifën për të gjithë përdoruesit e tjerë.

“Në zbatim të kontratës koncesionare, grupi negociator është ende në diskutime për sa i takon konceptit të përdoruesve të shpeshtë të rrugës dhe trajtimit te tyre, pavarësisht se nga vijnë ata.

Në momentin kur këto bisedime do të përmbyllen, vendimmarrjet do të bëhen publike”, deklaroi për mediat Dardan Malaj, këshilltari i Gjiknurit.

Por këshilltari i ministrit të Transporteve të Kosovës, Pal Lekaj është shprehur se nuk mund që Tirana të bisedojë për uljen e tarifës për kuksianët, duke harruar kosovarët. /tesheshi.com/

 

Related posts