Rruga e Arbrit merr fund…në letra: firmoset kontrata e ndërtimit

Është mbyllur më në fund odiseja e financimit të rrugës së Arbrit, pas firmosjes së kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi ministri Gjiknuri.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i “Gjoka Konstruksion”, tha se kompania do jetë rigoroze në respektimin e kontratës.

“Falënderoj qeverinë dhe ministrin për besimin. Më në fund duket që qeveria ka filluar të besojë tek kompanitë shqiptare. Premtoj që nuk do të zhgënjej, do ta realizojmë në cilësi dhe në afat”, u shpreh Rrok Gjoka.

Tashmë mbeten disa akse të tjera pa u mbyllur me letra, të cilat janë pjesë e investimit “1 miliard”, promovuar nga qeveria “Rama” për mandatin e dytë. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts