Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rritja e infektimeve, opozita: tre muaj karantinë, pa vlerë!

Për opozitën, qeveria është dorëzuar para situatës së valës së infeksioneve. Basha mblodhi “mjekët e tij” në PD dhe konkludoi se  situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit”

“Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim. Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike.

Vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore. Përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme. Virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo.

Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve”, shkroi Basha. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts