Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rrëzohet avioni rus, mbijetojnë të gjithë të gjendurit në të

Rrëzimi i një avioni në Rusi nuk është shoqëruar fatmirësisht me viktima, pasi të tërë ata që fluturonin me të i kanë mbijetuar aksidentit.

Një avion IL-18, me 39 persona në të, është rrëzuar në orët e para të këtij mëngjesi në Jakutia, në Siberi. Ministria ruse e Mbrojtjes lajmëroi për 16 persona të lënduar rëndë, ndërsa raportimet e mëhershme flisnin për 27 të vdekur.

“Si rezultat i incidentit, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë gjallë. 16 persona janë të plagosur rëndë. Ata janë dërguar në spitalet në Tiksi me helikopterët e kërkim-shpëtimit,” thuhet në njoftimin e dikasterit rus.

Avioni kishte 32 pasagjerë në të, e shtatë anëtarë personeli, kur u rrëzua pranë Tiksit, në lindjen e largët të Rusisë.

Kushtet atmosferike mësohen të kenë qenë të rënduara në vendin ku ndodhi rrëzimi i avionit. Mjeti fluturues është ndarë në tre pjesë në atë çka duket të ketë qenë një ulje emergjente 30 kilometra larg aeroportit të Tiksit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts