Rrëshqitje mbi akull, Shqipëria regjistron dy të vdekur

Ka vijuar të regjistrojë të tjera viktima i ftohti i acartë në Shqipëri, së fundi edhe nga argëtimi mbi akull.

Në Pogradec, 38-vjeçari Anastas Shuka u gjend i vdekur në banesë pasi jetonte i vetëm. Ai vuante nga probleme mendore dhe vdekja i ka ardhur nga i ftohti.

Po ashtu  dhe në Durrës, ku shtetasja Shpresa Muça, 68 vjeç është gjendur e pajetë në vetmi.

Por këtyre u shtohen dhe rastet e Fierit dhe Tiranës, ku në të parin një 46-vjeçar ka rënë në ujin e një rezervuari pasi ka qenë duke ecur mbi akullin e sipërfaqes, ngjashëm me të ka humbur jetën dhe një 12-vjeçar në rezervuarin e Kasharit në Tiranë, këtë pasdite, pasi ishte duke rreshqitur mbi akullin që më pas është thyer. /tesheshi.com/