728 x 90 Leaderboard

Rrëfimi i Valdet Derrallës për incidentin e Prizrenit: ja ku i dogji Ramushit

Mbesa e Mehmet Pashë Derrallës, Valdet Dërralla, është ende e hutuar pas incidentit me Ramush Haradinajn në Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit.

Nuk pushon së dhëni intervista edhe pse kanë kaluar më shumë se tre ditë.

Megjithatë, ajo e ka një ide të sajën se pse kryeministri i Kosovës u ngrit dhe përdori duart për ta larguar nga podiumi.

“Ishte pikërisht kur përmenda trojet etnike kur Ramushi i çua dhe më sulmoi. Nuk është hera e parë që më ndodh kjo gjëm ma kanë bërë disa herë. Unë Ramushin e kam pas simpatizuar, madje i kam çuar edhe librin, por ajo që më bëri mua nuk ishte fyerje thjesht ndaj një zonje, por ndaj një emri aq të rëndësishëm”, thotë ajo pasi ka dalë nga një intervistë televizive.

Më pas, si e përhumbur nis e tregon historinë e jetës së saj, një kalvar i tmerrshëm që nis që nga viti 1946, kur në moshën 2-vjeçare familja e saj u deportua nga Kosova dhe erdhi në Shkodër.

“Xhaxhai im u burgos në Kosovë, ndërsa babai u deportua por gjithë jeta e tij në Shqipëri ka qenë një tmerr. U dënua me incidentin e ambasadës sovjetike, dhe njolla na shkatërroi. Kemi pasur një jetë tërë vuajtje”, thotë ajo.

Ajo tregoin se punoi mësuese nëpër të gjitha fshatrat e Tiranës dhe kur erdhi demokracia pati shumë shpresë, por u zhgënjye shpejt dhe ia mbathi sytë këmbët e iku në emigracion.

E martuar me një familje safi Tiranase, Valdet Dërralla tregon se në fillimet e demokracisë, kur Safet Zhulali u bë ministër Mbrojtjeje, pati shpresë se diçka do të ndryshonte. Sidomos kur vendimi për të njohur Mehmet Pashë Derrallën si themelues të ushtrisë shqiptare zëvendësoi 10 korrikun e Enver Hoxhës.

“Pas asaj kohë askush nuk u kujtua për ne, madje edhe kujtimi i gjyshit është përmendur shumë pak. Më janë dhënë dekorata nga disa presidentë, por…vetëm kaq. Sikur më kanë harruar”, thotë e mërzitur Valdeti, e cila megjithatë është shumë popullore, sidomos në Kosovë.

Duke treguar se ç’ka ndodhi më 10 qershor në Prizren ajo thotë se ishte e ftuar zyrtarisht në ceremoni.

“Më kishin ftuar organizatorët, e pashë se do vinte të fliste presidenti Ilir Meta dhe mendova që të shfrytëzoj rastin. U ngrita e fola, erdhi Ramushi dhe ndodhi ajo që ndodhi, por kur dola nuk me lanë një minutë njerëzit vetëm, kam marrë aq bekime si nga qytetarët e Prizrenit ashtu edhe nga të gjithë shqiptarët.

Jam bërë e famshme, por më duket se kjo famë i kushtohet emrit të familjes sime, Mehmet Pashë Derrallës, që ka bërë për shqiptarët shumë më tepër se këta politikanë që tani përdorin duart aty ku duhet të vendosin mendjen”, thekson Valdetja, që më pas kërkon falje se i duhet të japë një intervistë për një television të Kosovës që ka ardhur nga Prizreni, në shtëpinë e saj në Rrugën e Durrësit në Tiranë…/tesheshi.com/

 

 

Related posts