Rrëfimi i ministrit kosovar: Si i kthyem 110 gra dhe fëmijë në tokat e tyre

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka rrëfyer detajet e aksionit të kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

I ftuar në emisionin televiziv “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Tahiri ka shpalosur vështirësitë që ka pasur ekipi kosovar i inteligjencës për t’i kthyer në tokat e tyre gratë dhe fëmijët e kampit.

Aksioni i cili ka zgjatur gjashtë muaj ka qenë mjaft stresues për ministrin, i cili thotë se pjesa më e vështirë për të ka qenë të sillen në Kosovë nëntë fëmijë jetim pa asnjërin prind.

Lidhur me gratë dhe fëmijët që ishin në kampin e refugjatëve, ai tha se ato e kanë përjetuar tmerrin e vërtetë, dhe ndaj tyre duhet pasur kujdes për integrim.

“Ato donin të iknin nga aty sa më shpejt që ishte e mundur, qoftë edhe me identitete të rreme”, deklaroi Tahiri.

“Jo që kanë pasur vullnet të kthehen në Kosovë, por kishin frikë mos nuk po arrijnë të gjitha të kthehen sepse po përjetonin një tmerr të vërtetë atje. Askush nuk ua ka imponuar kthimin, dhe të gjitha kanë kërkuar të ikin nga ai mjerim”.

“…Ajo që e kam parë në ato kampe, nëse e krahasojmë me Bllacën e vitit 1999, Bllacën mund ta konsiderojmë një hotel për ta”.

Tahiri thotë se përgjegjësia e aksionit ka qenë shumë e madhe pasi zyrtarët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në zonën e luftës dhe kanë qenë të rrezikuar me jetë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts