Rrëfimi i Besnik Hasit/ Stërvitja e parë në Shqipëri: bobo ku paskam ardhur!

Në një intervistë për TCH, ish-mesfushori i Kombëtares, Besnik Hasi, ndër të parët kosovare tek kuqezinjtë që prej viteve 2000, ka rrëfyer aspekte nga karriera e tij si futbollist.

Veçon në rrëfim eksperienca e tij e parë në Shqipëri me kombëtaren, ardhur nga eksperiencat europiane, ku përjeton të stërvitet në errësirë me drita makine.

 “Mbaj mend stërvitjen e parë. Qëndronim në Dajt, shumë larg vendit ku duhej të stërviteshim. Nuk kishim një plan programi që të theksonte se ‘nesër në mëngjes bëhet stërvitja’, apo gjëra të tilla. Zgjohem dhe pyes se kur ishte stërvitja. Më thanë ‘Ja prit të zgjohen të gjithë, do pyesim, do bisedojmë e pastaj stërvitemi’. Kjo ishte diçka që nuk e kisha parë ndonjëherë në karrierën time. Më pas shkuam për t’u stërvitur në Qendrën stërvitore ‘Dinamo’. Fusha ishe në gjendje të mjerueshme, stërvitja na kapi në një orar që po errësohej dhe fusha nuk kishte drita. Ishte vëllai i një prej lojtarëve tanë, që qëndronte aty, ai që reagoi e tha ‘Nuk ka gjë se po ndez unë dritat e Benzit’. Mendova me vete…Bobo ku paskam ardhur”, rrëgen Hasi.

Ndër të tjera, ai nuk e fsheh dëshirën që një ditë të drejtojë si trajner ekipin kuqezi ku luajti prej vitesh.

“Në futboll asnjëherë nuk është momenti ideal. Sot jam pa punë dhe pa klub dhe Federata Shqiptare e ka trajnerin. Mbase kur Shqipëria të mos ketë trajner unë do të kem një klub, por dëshira është e madhe dhe as nuk e mohoj dot dhe askush tjetër që ka luajtur edhe për Kombëtaren, që ka dëshirë të drejtojë Kombëtaren. Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im të jem trajner i Kombëtares”, shprehet Hasi, që ashtu si Cana, vijnë të dy nga Gjakova. /tesheshi.com/

Related posts