728 x 90 Leaderboard

Rrëfim për luftën Iran – Irak: si Hafez Assad dhe Muammar Gaddaf ndihmuan regjimin shiit kundër Sadam Huseinit

Politikani iranian dhe oficeri i Gardës Revolucionare, Mohsen Rafighdoost, në kujtimet e tij të botuar kohët e fundit zbuloi se ish-presidenti sirian dhe lideri i partisë siriane Baath, Hafez Assad, së bashku me me Muammar Gaddafi-n e Libisë, në luftën Iran-Irak ndihmuan regjimin e Teheranit kundër atij të Saddam Hussein-it.

Ai shkruan se presidenti iranian Rafsanjani, udhëtoi drejt Sirisë për t’u takuar me presidentin Hafez Asad, duke t’i kërkuar që ta ndihmojë me raketa Skud. Rafighdoost shpjegon se Iraku kishte goditur objektivat iranianë me Skud B, ndërsa ushtria iraniane nuk ishte e pajisur me armë që mund të përgjigjej në mënyrë adekuate pasi asnjë vend nuk donte që t’u shiste armë dhe raketa të tilla.

Por Assad, në një takim me zyrtarin iranian i ka shpjeguar se të gjitha raketave e tyre ishin nën kontrollin e sovjetikëve dhe që nuk mund të sillej lirisht me to. Ndaj, ai i sugjeroi miqtë e tij iranianë që të udhëtonin për në Libi, te Gaddafi, i quajtur dhe si “Big Brother”, duke iu thënë se do t’i rekomandonte vetë ai që të takohej me delegacionin iranian.

Gjithashtu, Asad iu sugjeroi iranianëve që të dërgonin një grup të zgjedhur ushtarësh te ushtria siriane, për t’u trajnuar në përdorimin e raketave Skud. Regjimit iranian dërgoi dyzet pjesëtarë të forcave të saj të armatosura, të udhëhequr nga Hasan Tahranijem dhe ata ju bashkangjitën qendrave ushtarake siriane për trajnim.

Rafighdoost shkruan se pas takimit me Assad, Rafsanjani shkoi në Libi ku u takua me Gadafin cili urdhëroi që Iranit t’i dërgohen menjëherë dhjetë raketa Skud B, por që më pas u kushtëzua nga Arabia Saudite për këtë dërgesë.

Por regjimin e Teheranit, duke fituar dhjetë raketat e para, madje pa pagesë, pasi u trajtuan si dhuratë nga Gaddafi, nuk vijoi më tej duke mos dashur të hapë një front të ri lufte me Arabinë Saudite. Kështu, Gaddafi pezulloi dërgesat e mëtejshme dhe Irani iu drejtuar regjimit të Koresë së Veriut, duke gjetur atyr një tregtar të gatshëm për blerjen e raketa shumë të dëshiruara.

Lufta Iran-Iraku është një nga luftërat më të gjata të shekullit të 20-të. Filloi në shtator 1980 dhe përfundoi në gusht 1988, me rezultatin e më shumë se 1 milion të vdekurish. Lufta filloi për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me përcaktimin e kufijve mes dy vendeve, ku në mes ishin burimet e naftës. Përveç kësaj, Sadami kishte frikë nga eksportimi i revolucionit shiit iranian në Irak, ku ka një numër të madh shiitësh.

Analistë të rajonit e konsiderojnë të pashpjegueshme faktin se si dy liderë arabë, njëri laik e tjetri nacionalist panarabik, dërguan armë dhe municione për një regjim sektar jo-arab siç ishte Irani, që luftonte më “vëllanë” e tyre arab me ideologji përafërsisht të njëjtë. /tesheshi.com/

Related posts