728 x 90 Leaderboard

Rrathët spektakolarë në borë të Simon Beck mahnisin botën (foto)

Saktësia mbresëlënëse e formave gjeometrike të kujton ngjarje apo ndodhi të ndryshme të përjetuara në kohë, por në të vërtetë, këto vepra arti në borë janë fryt i punës së një artisti tokësor. Quhet Simon Beck, është britanik dhe arrin të kryejë ‘magji’ me borën.

Fillimisht artisti projekton në kompjuter atë që dëshiron të realizojë në borë dhe më pas nis krijimin e formave që do të krijojnë atë që më pas do të jetë kryevepra e tij e radhës. Është një punë që kërkon saktësi dhe precizion të lartë, ndaj Simon përdoro një busull për të orientuar hapat e tij.

“Punoj sa kam fuqi çdo ditë, nga mëngjesi e deri sa erret”,- tregon ai duke folur për krijimet e veta, të cilat mund të kërkojnë edhe 10 orë punë për tu përfunduar të gjitha. Ky pasion ka nisur në vitin 2004, kur një problem me këmbët i kufizoi vrapimin. Sot, kjo lloj jete, e nisur si rastësisht, e ka bërë Simon mjaft të famshëm në të gjithë botën, nga Franca, Italia, Rusia dhe në vende të tjera të botës./tesheshi.com/

Related posts