Auto Dak
Auto Dak

Ronaldo: të luash në një “fushë me patate”, si mundet?

Cristiano Ronaldo ka kritikuar ashpër fushën e futbollit në Luksemburg, aty ku Portugalia fitoi 2-0 të dielën kundër përfaqsueses vendase për eliminatoret Euro 2020.

“Nuk është e lehtë të luash në fusha i kjo; ishte si një ‘fushë me patate’. Habitem se si ekipe si tonat duhet të luajnë në një terren të tillë”, u tha Ronaldo gazetarëve.

Ai shtoi, megjithatë, se gjëja më e rëndësishme ishte që ata fituan dhe u kualifikuan për në Europian.

“Nuk ishte një shfaqje spektakolare nga ana jonë, por çështja është se mbaruam punë. Mezi pres paraqitjen time të pestë në Kampionatin Evropian”, tha ylli portugez.

Portugalia është kampionia në fuqi e Europës, ku në finale përballë Francës, Ronaldo nuk mundi të luajë deri në fund, të shënojë apo ta shijojë triumfin në fushë, pasi doli i dëmtuar. Kjo çoi në daljen nga fusha duke qarë. /tesheshi.com/   

auto pjese dak

Related posts