Ronaldo arrin rekordin e 101 golave në Champions. Liverpool “give me five”

Reali i Madridit fiton ndeshjen kryesore të Champions League me pretendentët e PSG, duke rikthyer bindjen tek të gjithë se në këtë kompeticion, janë kampionët për t’u mundur.

Protagonist i ndeshjes ishte sërish Cristiano Ronaldo, i cili me dygolëshin e shënuar, jo vetëm filloi “remuntada”-n e spanjollëve, duke përmbysur avantazhin e parizienëve, nga 0-1 në 2-1. .

Por portugezi me dopjetën e shënuar të mërkurën, arriti shifrën e 101 golave në Champions League, rekord absolut historik i të gjitha kohërave.

Ndeshja nisi në malore për Realin, kur Rabiot shënoi brenda zonës për PSG. Por një penallti e dhënë në minutën e fundit të pjesës së parë, e një goditje e saktë e Ronaldos, barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, i sapofuturi në fushë, Asensio e mbrojtësi Marselo bëhen protagonistë nga krahu i majtë. 20-vjeçari kroson tokas në minutën e 83-të, e topin e prekur nga portieri, Ronaldo e çon në rrjetë me gju. Tre minuta më vonë, një tjetër pas i Asensios, gjen Marcelon në pozicion dhe gjuajtja e tij con rezultatin në 3-1.

Në ndeshjen tjetër të së mërkurës, Liverpool bën ligjin në Dragao ndaj Portos, duke shënuar rezultatin 0-5. Ylli i ndeshjes për The Reds ishte Sadio Mane, i cili shënoi 3 gola. Skuadra e trajnerit Klopp, zhvilloi një lojë me presion të lartë, duke mbyllur pjesën e parë 0-2, me gola të Mane dhe Salah. E njëjta “muzikë” britanike ka vijuar edhe pjesën e dytë, ku Mane, Firminho e sërish Mane, e masakruan kundërshtarin, i cili nuk doli kurrë nga gjendja e shock-ut, e mund të ishte mundur më thellë se kaq.

E nëse Liverpool e ka siguruar kualifikimin për turin tjetët, PSG ka edhe një shans për të përmbysur rezultatin, nëse zhvillon ndeshjen e jetës, e hedh poshtë zërat se milionat nuk fitojnë në futboll. /tesheshi.com/

Related posts