Auto Dak
Auto Dak

ROMANTIKE/ Ikja e një çifti super të dashuruar 92-vjeçar: vdiqën siç ëndërronin!

Një çift bashkëshortor që shërbenin si shembull për të gjithë, dhe e jetuan me lumturi një martesë me plot 70 vjet, vdiqën 26 minuta ndarazi nga njëri-tjetri, duke iu realizuar dëshira që e kishin theksuar gjithmonë.

Çifti Razije dhe Abdurrahman Yılmaz, të dytë 92 vjeç, jetuan në rrethinën e Antalias në Turqinë jugore.

Razije Yilmaz vdiq në shtëpinë e tyre të premten herët në orën 07:30 të mëngjesit, për shkak të sëmundjeve të pleqërisë, ndërsa Abdurrahman vdiq në një spital në orën 07:56, gjatë marrjes së trajtimit. Fëmijët dhe të afërmit u pikëlluan shumë për humbjen e tyre në po të njëjtën ditë.

Në lutjet e funeralit të tyre u mblodhën një numër i madh njerëzish, dhe më pas u varrosën shumë pranë njëri -tjetrit.

“Ata nuk donin të linin njëri-tjetrin vetëm në këtë botë. Ata ishin të destinuar që edhe vdekjen ta shijonin së bashku”, tregojnë fshatarët.

Biri i tyre, Turan Yilmaz, 55 vjeç, tregon se ata e donin shumë njëri-tjetrin. “Babai gjithmonë i thoshte nënës se në dashtë Perëndia do të vdisnin së bashku. Nëna qeshte dhe pajtohej. Kështu, dëshira u bë realitet”, tha ai.

Çifti Yılmaz, i cili u takua përmes një martese me mblesëri, jetoi i lumtur pavarësisht vështirësive të jetës rurale. Ata madje ishin shembull dhe burim frymëzimi në fshatin e tyre për të porsamartuarit. Ata arritën të rrisin 11 fëmijë dhe 30 nipër e mbesa me të ardhura modeste nga bujqësia. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts