reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Roma shkarkon Rudi Garcian, pritet rikthimi i Spalletit

Klubi italian ka shkarkuar nga detyra Rudi Garcian dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi i Luçiano Spalletit në krye të shtabit teknik, njoftojnë mediat italiane.

Megjithëse, klubi ende nuk ka bërë zyrtare shkarkimin e Garcias, ky i fundit është paraqitur në seancën stërvitore për t’i dhënë përshëndetjen e fundit lojtarëve të tij, bënë të ditur “La Gazzeta dello Sport”.

I njëjti medium bën të ditur se pasues i Garcias do të jetë një “ish” tjetër, që udhëhoqi skuadrën gjatë viteve 2005-2009. Bëhet fjalë për Luçiano Spalletin, që së fundmi drejtoi skuadrën ruse, Zenit St.Petersburg.

Shkarkimi i Rudi Garcias vjen pas rezultateve të dobëta të “ulkonjave” javëve të fundit, që i ka larguar ata nga kreu i tabelës. /tesheshi.com/