Auto Dak
Auto Dak

“Rojtarja” e Reformës në Drejtësi, reagim ndaj akuzave të Metës: përçojnë frikë!

Gruaja në krye të OMN-së, instancës ndërkombëtare që monitoron procesin e vettingut e përgjithësisht Reformën në Drejtësi,  Genoveva Ruiz Calavera, ka mbrojtur ecurinë e reformës prej akuzave të ardhura së fundi karshi saj, e këto nga presidenti Meta.

Në një artikull me titull “Reforma e drejtësisë dhe vetingu: për qytetarët, me qytetarët”, ajo thotë se reagimet mund të vijnë nga njerëz nën frikë.

“Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dha janë të gatshëm që ta pengojnë, por nuk do të lejohen. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe shoqërisë civile, për të siguruar që forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar”, tha diplomatja iberike, e cila është njëherësh dhe

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian.

“Duke pasur parasysh interesin e lartë publik, është e rëndësishme të sigurohet monitorimi i ngushtë i procesit dhe të kontribuohet në mënyrë konstruktive. Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte”, shprehet ajo.

“Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë, teksa Shqipëria do të lëvizë nga faza e tranzicionit e reformës gjyqësore në zbatimin e saj të plotë. BE, së bashku me SHBA në OMN, do të vazhdojnë të mbështesin këtë proces në mënyrë që populli i Shqipërisë të përfitojë nga reforma dhe të krenohet me ndryshimin që ata kanë kërkuar dhe kanë dëshiruar për kaq gjatë”, deklaroi Genoveva Ruiz Calavera. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts